I përmendi vëllaun e vdekur dhe djalin, ylli i NBA-së sulmon një gazetar

Lojtari i Philadelphia 76ers, Joel Embiid pati një moment të pakëndëshëm pas humbjes ndaj Grizzlies.
E gjithë kjo ndodhi pasi që gazteari i Philadelphia Insider, Marcus Hayes përmendi vëllaun e vdekur të kamerunasit dhe djalin e tij të dytë, në rubrikat që vunë në dyshim profesionalizmin dhe përpjekjet e Embiid për të qenë jashtë formës pas pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike.
NBA raportoi pothuajse menjëherë se kishte hapur një hetim për këtë çështje.
Kur gazetarët hynë në dhomën e zhveshjes për të folur me lojtarët, Embiid u ngrit në këmbë dhe u përball me Hayes .
” Herën tjetër që do të përmendësh përsëri vëllanë tim të vdekur dhe djalin tim, do të shohësh se çfarë do të bëj me ty dhe do të më duhet të jetoj me pasojat ,” i tha Embiid, gazetarit Hayes.
Kujtojmë se Philadelphia 76ers, u mposht në shtëpi nga Memphis Grizzlies me rezultatin 124-107./IndeksOnline/