I përmirësohet gjendja Fifit, pas videos me aparaturë e ‘ndez’ Instagramin me foto nga Turqia

Këngëtarja kosovare, Filloreta Raçi e cila njihet me emrin artistik Fifi, sot ka publikuar një video që i ka shqetësuar shumë fansat e saj.
Ajo është parë me një aparaturë teksa ka bërë një përshkrimin prekës, shkruan Indeksonline.

Fifi krahas këtij postimi kishte shkruar: Dua zërin tim mbrapsht, dua të marr frymë.

Disa orë pas këtij postimi ajo ndau sërish një imazh teksa ka etiketuar vendin duke treguar që gjendet në Turqi.
‘Krejt cka na duhet në jetë është Respekt e Dashni 🖤’, shkroi ajo krahas imazhit.
Duket se i është përmirësuar gjendja, ku brenda pak orëve vërehet ndryshim i madh tek paraqitjet e saj./Indeksonline/