‘I pitë rrotë’, burri nga Suhareka rrah dy policë, i bën për spital

Një burrë nga fshati Duhël të Suharekës pesë minuta pasi që kishte filluar ora policore ishte ndaluar nga dy policë. Ai në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht ata, e të cilët më pas edhe është dashur të marrin trajtim mjekësor, shkruan IndeksOnline.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (nën ndikim të alkoolit), pasi që i njëjti duke mos i respektuar urdhëratë i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 6 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thekson policia.