I plagosuri në Gjilan po trajtohet në QKUK, drejtori i Kirurgjisë Abdominale tregon për gjendjen e tij

Gjilani u trondit të dielën nga një krim i trefishtë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, tre persona mbetën të vrarë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.
E i plagosuri Bujar Hoxha tashmë po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Pas marrjes së ndihmës në Klinikën Emergjente, i plagosuri tashmë po trajtohjet në Kirurgjinë Abdominale në QKUK.
Por se gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Drejtori i i Kirurgjisë Abdominale Enver Fekaj tha për Indeksonline se gjendja e tij është stabile.
Fekaj tha se 41-vjeçari i cili është plagosur në Gjilan, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike dhe se gjendja e tij po monitorohet.
“41-vjeçari ka pasur lëndime të vogla të kokës. Ka pasur gërvishje në duar dhe s’ka pasur nevojë për trajtim kirurgjik. Ndërkaq lëndimet në abdomen kanë qenë më serioze dhe është ndërhyrë kirurgjikisht. Pacienti është në gjendje të mirë, stabile, është i vetëdijshëm. Gjendja e tij është stabile, jashtë rrezikut për jetën. Është nën percjellje dhe se besojmë që do të kalojë pa donjë komplikim”, tha Fekaj./Indeksonline/