I plagosuri në Klinë është në gjendje të rëndë

Sonte në qytetin e Klinës është plagosur një person. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Indeksonline mëson se gjendja e tij është e rëndë.
Po ashtu mësohet se i plagosuri është nga fshati Gllarevë.
Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 21:00 në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Viktima me autoambulacë është dërguar për tretman në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës”, tha Rugova.
