75 Mall Live Search
14:34 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / P M

I plagosuri në Pejë, jashtë rrezikut për jetën

Rreth orës 13:50, Policia e Kosovës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Jarina”, nëPejë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot në orën 13:50 Policia e Kosovës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen ‘Jarina’. Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Një person ka mbetur i plagosur dhe është duke u trajtuar në Spitalin e përgjithshëm të Pejës. Sipas informatave personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë për Indeksonline, Fadil Gashi.

I dyshuari është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në kërkim nga policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, të cilat janë duke u marrë me hetimin e rastit. /IndeksOnline/