75 Mall Live Search
22:00 / E Diele, 22 Shkurt 2026 / AR

“I postove sikur ke femër tjetër”, Alba shpërthen ndaj Limit për trëndafilat e Shën Valentinit

Një postim i fundit në rrjetet sociale ka nxitur reagime dhe dyshime për një krisje mes Albes dhe Limit.

E gjitha nisi pasi Limi publikoi në Instastory disa trëndafila, duke lënë të kuptohet se ishin dhuratë për dikë, shkruan Indeksonline.

Por reagimi i Albës nuk vonoi. Ajo publikoi një mesazh të fortë, që shumë ndjekës e interpretuan si një “thumb” të drejtpërdrejtë ndaj tij.

“Ai shi s’ka për të të lulëzu asnjëherë!

Përderisa edhe lulet që m’i bëre dhuratë për Shën Valentin shkove i postove sikur ke femër tjetër me foto të vjetër!”

Me këto fjalë, Alba duket se e akuzon Lim-in për një veprim që, sipas saj, lë të kuptohet sikur trëndafilat ishin për një person tjetër, ndonëse bëhet fjalë për një dhuratë të vjetër të Shën Valentinit.

Reagimi i saj është interpretuar si shenjë zhgënjimi dhe pakënaqësie. Deri tani, Limi nuk ka bërë një reagim publik lidhur me deklaratën e Albës.

Mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të marrë një tjetër kthesë në ditët në vijim./Indeksonline/