75 Mall Live Search
12:14 / E Premte, 04 Nëntor 2022 / B O

I pranishëm në festë edhe një burrë i armatosur, pamje të reja nga vrasja e reperit të “Migos”

Anëtari i grupit të njohur “Migos”, Takeoff, u qëllua me vdekje të martën (1 nëntor), në Houston. Reperi ishte në Teksas së bashku me dajën e tij dhe reperin, Quavo, për Halloween.

Mediat e huaja shkruanin se policia u njoftua rreth orës 2:34 të mëngjesit me orën lokale (7:34) në lidhje me të shtënat jashtë “810 Billiards & Bowling Alley” në qendër të Houstonit, ku po zhvillohej një festë private.

Gjithashtu policia e Huston-it konfirmoi në një konferencë për shtyp po të martën, se vrasësi i 28-vjeçarit është ende i lirë dhe i kërkoi të gjithëve të ndanin me to çfarëdolloj informacioni që mund t’i ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Por së fundmi duket se kanë në dritë detaje të reja në lidhje me vrasjen e Takeoff, emri i vërtetë i të cilit është Kirshnik Khari Ball.

TMZ ka siguruar një video ku shfaqet një person i dyshimtë duke qëndruar me një armë në brez disa momente përpara se reperi të qëllohej për vdekje.

Personi në fjalë shihet duke qëndruar me një armë teksa Quavo, shoku i grupit të Takeoff, hyn në një debat me dikë. I njëjti individ mund të shihet më pas me armën e tërhequr përpara se të dëgjohen të shtëna.

Kujtojmë që edhe më herët Shefi i policisë së Houston, Troy Finner u shpreh se ai beson se të dyshuarit ishin të ftuar në festën private.