75 Mall Live Search
10:06 / E Premte, 26 Nëntor 2021 / k.v

I premtoi se do ta martonte, gruaja në Ferizaj denoncon burrin me të cilin kreu marrëdhënie seksuale

Policia ka bërë të ditur se një qytetare nga Ferizaj është drejtuar në Policinë e Kosovës pasi një person që ka njohur në rrjetet sociale e ka mashtruar duke i premtuar martesë, pasi kryen marrëdhënie intime.

Ky rast është duke u hetuar sipas prokurorit.

Njoftimi i plotë i PK:

NXITJE E AKTEVE SEKSUALE ME PREMTIM TË RREJSHËM TË MARTESËS

Ferizaj, 06.11.2021 – 11:00. Me 25.11.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ishte njoftuar me të dyshuarin mashkull kosovar dhe me datën e lartcekur, kishte pasur marrëdhënie intime me të njëjtin duke premtuar se do ta martoj. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.