I preu kokën të dashurës vetëm pse nuk pranoi të martohet me të
Një person thuhet se i preu kokën të dashurës pasi ajo nuk pranoi të martohej me të.
Mësuesi Shyngys Bekenov i propozoi të dashurës së tij, Nazerk Bekzhanova 21 vjeç, e cila sapo kishte diplomuar në universitetin mjekësor në Kazakistan.
Vajza kishte refuzuar propozim për martesë, sepse prindërit e saj nuk e miratuan atë.
I furishëm ishte reaksioni i 26 vjeçarit i cili thuhet se përpos që preu kokën e të dashurës tentoi të vriste edhe veten duke kërkuar që të varroseshin së bashku, transmeton Indeksonline.
Bekenov u arrestua në spital në gjendje të rëndë nga plagët e thikës. Ai dënohet me një akuzë për vrasje me një dënim minimal prej 15 vjetësh. Shënimi i tij pohoi se i kishte prerë kokën gruas pasi ajo i tha atij se nuk do të pranonte të martohej me të.Trupi i prerë i kokës së gruas u gjet në makinë në fshatin Tasboget.
Më pas një fqinjë ka deklaruar se prindërit e të rinjve ishin kundër kësaj martese./Indeksonline/