75 Mall Live Search
21:37 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

I prin fati, vetëm 16 vjeç debuton për Liverpoolin

Hoever Ki-Jana do ta mbaj përgjithmonë në mendje datën shtatë janar.

Talenti holandez 16 vjeçar  pak minuta më parë është inkuadruar dhe ka bërë debutimin e tij me ekipin e Liverpool, shkruan Indeksonline.

Ki-Jana luan në pozitën e mbrojtësit qendror. Pas një lëndimi të Lovren, holandezi u inkuadrua në lojë në minutën e gjashtë.  

Holandezi bëhet lojtari më i ri ndonjëherë që debuton në kompeticionin ‘FA Cup’.

Hoever ka lindur me 18 shtator të vitit 2002 dhe luan me grup-moshat u23 të Liverpool./Indeksonline/