I propozoi martesë të dashurës, por shkaktoi panikë te të tjerët

Në një kinema në Howell, New Jersey kishte ndodhur një keqkuptim shqetësues për të pranishmit.
I propozoi të dashurës martesë dhe pas kësaj ndezi fishekzjarret mirëpo me këtë veprim ai nuk u tregua romantik por shkaktoi panikë te të tjerët, pasi që menduan se janë të shtëna armësh.
Pasi u morë në pyetje nga policia ai tregoi se nuk kishte për qëllim të shkaktonte panik mirëpo e kishte bërë për romancë.
Policia tregoi se pas këtij incidenti nuk kishte persona të lënduar mirëpo vetëm të frikësuar./Indeksonline/.