I propozoi për fejesë, çifti përfundon në burg për arsyen e çuditshme
Jo gjithmonë befasitë përfundojnë për të mirë!
Një çift nga Irani kanë përfunduar prapa grilave, pasi propozimi për martesë ishte bërë në një qendër tregtare. E ky propozim, ka ngjallur reagimin e policisë së qytetit Arak, që e ka dërguar çiftit menjëherë pas hekurave, për arsye të shkeljes së rregullave islamike.
Martesat e gjinisë së njejtë dhe shfaqja e dashurisë në vende publike janë të ndaluara me ligjet islamike të Iranit.