12:41 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

I propozon të dashurës për martesë në majë të vullkanit 2 km

Të ngjitesh në majën e një vullkani duhet të jetë mjat emocionuese për shumë njerëz. Por ky djaloshi e bëri akoma edhe më emocionuese.

Ai i propozoi të dashurës së tij pas ngjitjes në vullkanin 2 km.

Çifti po ngjitej për herë të parë në vullkan, në Mount Bromo, Indonezi, kur Jarod iu ul në gjunjë dhe i bëri pyetjen.

Në pamjet me dron shihet momenti kur Jarod ulet në gjunjë dhe nxjerr kutinë me unazën e fejesës brenda. Alison e tronditur vendos duart në gojë, përqafon të dashurin dhe e puth. /IndeksOnline/