75 Mall Live Search
22:01 / E Enjte, 21 Dhjetor 2023 / L K

I publikoi videot e aksidentit, deputeti tregon se si është gjendja shëndetësore e nipit të tij që u godit nga vetura në Prizren

Deputeti nga radhët e komuniteteve, Enis Kervan, sot ka publikuar video të një aksidenti të tmerrshëm, ku vetura shihet të ketë goditur një familjar të deputetit.  

Behët fjalë për 22-vjecarin, Samir Kervan, djali i vëllait të deputetit.

Kervani për IndeksOnline tha se gjendja e tij është stabile por e rëndë.

Derisa ka shtuar se mjekët po vazhdojnë të kontrollojnë gjendjen e tij.  

“Ka vetëdije, ka lëndime ne koke, lëndim ne sy, nen përcjelljen e mjekeve, te shohim gjendjen e tij deri nesër”, ka thënë deputeti për IndeksOnline.

Kujtojmë se është arrestuar 21-vjecari me inicialet Xh.Zh i cili ka goditur këmbësori në zebra.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

VIDEO: https://www.facebook.com/634413745/videos/1504502273671857/