I quajti mendjelehta, Roza Lati reagon ndaj gazetarit
Gazetari Ilir Yzeiri kishte kritikuar moderatoren, Roza Latin dhe të ftuarën e saj, kënëgtaren Baby G duke i quajtur mendjelehta.
Ai kishte bërë një artikull me të cilin ka kritikuar të Roza Latin dhe Baby G për faktin që ato të dyja në emisionin e fundit ‘Why Not ‘ bën cigare nga marihuanë, shkruan Indeksonline.
Nuk ka munguar as reagimi i Rozës e cila në ‘Instagram’ ka bërë një status ndaj gazetarit.
Statusi i saj i plotë:
Zoti Beqja lexova materialin nga ana juaj, qe perpos titullit qe mund te keni, flisni me tendence per mua Roza Latin dhe te ftuaren time. Mendoj se gjeja e pare qe duhet te besh eshte te futesh dhe te shohesh emisionin nga fillimi deri ne fund dhe te bindesh qe si nga ana vizuale, ashtu dhe nga biseda jone, jemi prononcuar qe dredhim nje cigare me duhan, tabako. Kjo eshte minimialja qe duhej te beje per te mos arritur ne konkluzione te gabuara.
Gjithsesi faleminderit per vemendjen. Sa per marijuanen, eshte nje teme qe eshte diskutuar e ster diskutuar, qe nga studiot e ndryshme televizive shqiptare, qe nga lajmet e ekraneve, qe nga sallat e parlamentit, e deri ne cdo tavoline shqiptare. Me lejo te te them zoteri qe nuk jemi aq te krisur sa te rrezikojme e te dredhim marijuana ne studio, sepse kete gje ja kemi lene videoklipeve qe dalin perdite. Ne bejme SHOW. Ecim me stilin e te ftuares, dhe shpjegojme cdo gje ne menyre transparente duke lene fantazine e njerezve te vihet ne pune ashtu sic e bete edhe ju.
Sidoqofte, per kete balte qe hodhe mbi figuren time, bashke do shihemi ne gjyq. Me pika ashtu sic i keni rreshtuar ju. Paralelisht po me shkruajne shume femra dhe cfare i keni bere ju cdo vajze e gruaje qe punonte te zeri rinise pas vitetve 90’ me ty kryeredaktor…. kush femer e njeh kete zotin Beqja ne fazen qe ka qene kryeredakor te me lere nje koment… sepse s’dua ti besoj keto qe me vijne ne inbox”.