75 Mall Live Search
08:44 / E Enjte, 16 Maj 2024 / AR

I ra pishman? Britney Spears habit me fjalët për familjen

Prej kohësh Britney Spears nuk kishte një fjalë të mirë për të thënë për familjarët e saj të ngushtë, por tashmë këngëtarja 42-vjeçare pranon në Instagram se familja i mungon.

Spears ndan një foto të nënës së saj Lynne, motrës së saj më të vogël Jamie Lynn dhe dy fëmijëve të motrës së saj në faqen e saj në Instagram, transmeton Indeksonline.

“Të gjithë kemi problemet tona familjare, por nuk mund ta ndryshosh sa i do”, ka shkruar këngëtarja.

“Unë nuk jam në këtë foto, por sigurisht që ndihem sikur jam,” vazhdon Spears. “Po e ndaj këtë foto sepse familja ime është e bukur dhe më mungon”./Indeksonline/