I ra shkëmbi mbi makinë, drejtuesi i mjetit rrëfen tmerrin
Një shkëmb është shembur dhe një masiv shkëmbor ka rënë mbi një makinë në fshatin Golik të Pogradecit, duke zënë poshtë 3 persona.
Ndërkohë burimet e Policisë së Korçës kanë konfirmuar se nga aksidenti jane shenuar vetem dëme materiale.
Ndërkohë ka folur vetë drejtuesi i mjetit Xhenis Kapri i cili ka rrëfyer për News24 detaje nga ngjarja.
Ai ka treguar se ishte bashkë me dy shokë të tjerë në mjet kur po përpiqeshin të kalonin rrugën për t’u shkëmbyer me një mjet tjetër.
“Kur hapa krahun një shkëmb u shkëput dhe me goditi në pjesën anësore të makinës. Dy shoket e mi të cilët ndodheshin në krahun e pasagjerit morën disa dëmtime të lehta,” tha ai.
Sipas tij, “shkak janë bërë punimet në rrugë pasi firma nuk ka vendosur asnjë mase sigurie. Renia e shkembinjve është e përsëritur në gjithë gjatesinë e rrugës. Mund te kishte ndodhur nje tragjedi. Fatmiresisht shpetuam. E kemi ngritur shume here shqetesimin per firmen përkatese por askush nuk na dëgjon”.
Nga ky incident pati vetëm dëme materiale.