75 Mall Live Search
19:07 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / AR

I ranë mësysh, Alesja tregon çfarë i thanë prindërit për sjelljen ndaj Albit

Në puntatën e sotme është transmetuar takimi mes Alesjas dhe Albit.

Ata zhvilluan një takim sqarues, duke dashur të dinë për mendimin e familjeve rreth lidhjes së tyre, shkruan Indeksonline.

Më mbështetën, më thanë që të qetësoja dhe e mbështesnin shumë Albin, e besonin shumë deklaratën e tij. Më bënë të reflektoj”, tha Alesja.

Albi tha se familja e kishte kritikuar për vendimin që mori, për të qëndruar sërish në program.

Kam pasur debat shumë të fortë me familje, kur vendosa të qëndroj në program. Duke parë reagimet që Alesja kishte bërë ndaj meje, edhe pse u mundova ta shpjegoja. Megjithatë, herët a vonë ata gjithnjë i kanë pranuar zgjedhjet dhe vendimet e mia”.

Më vjen shumë keq për mënyrën si jam shprehur. I kërkoj shumë ndjesë, por thjesht më kuptoni. Kemi nevojë për kohë që të njohim njëri-tjetrin”, tha Alesja.

Ndërkohë, Albi nuk përjashtoi mundësinë se “i kanë marrë mësysh”, pasi siç tha, çdo gjë nisi shumë mirë dhe ngeci në një moment./Indeksonline/