I reagojnë nga Kryeministria: Më çka nuk është i kënaqur deputeti Hoti?

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës ka reaguar ndaj deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti.
Ai ka përmendur shtatë pika për ish-kryeministrin nga LDK-ja.
Postimi i plotë:
Më çka nuk është i kënaqur deputeti Hoti?
1) Me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurtin në Davos në mesin e shumë liderëve botërorë?
2) Me organizimin e konferencës për investitorë të huaj?
3) Me ftesën që po bën për investime të huaja në vend?
4) Me takimin me kryeministren e Finlandës, vend anëtar ky i BE-së, e cila së fundmi ka aplikuar në NATO, synim ky edhe i joni?
5) Me kërkesën për më shumë siguri për Kosovën përmes më shumë trupave të NATO-s në Kosovë? Siguria e shtuar për Kosovën është siguri edhe për investitorët
6) Me shpërfaqjen e Serbisë para opinionit ndërkombëtar, lidhjeve të saj me Rusinë dhe qëllimeve të përbashkëta për destabilizim të Rajonit?
7) Me faktin që Albin Kurti është kryeministër i Kosovës?