I riktheu në Premierligë, Coventry i vazhdon kontratën Lampardit
Frank Lampard bëri mrekulli me Coventry Cityn sezonin e kaluar.
Ai arriti të rikthente klubin anglez në Premierligë, për herë të parë pas 25 vjetësh duke i shpallur edhe kampion të “Championship”.
Për këtë ai u shpërblye nga klubi me kontratë të re, e cila do të skadojë në qershor të vitit 2029.
Mbetet të shihet se a do të qëndrojnë në Premierligë, në sezonin e tyre rikthyes./IndeksOnline/

