08:23 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

I rilinduri, Ante Rebiq

Ante Rebiq shënoi mbrëmë në gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Juventusit, ndeshje e cila në fund përfundoi baraz me golin e shënuar nga Ronaldo nga pika e bardhë në fund të ndeshjes.

Duket se Ante Rebiq është kthyer në formë të mirë pasi ishte në bankë për pjesën e parë të sezonit.

Kroati gjatë stinorit vjeshtor më shumë minuta pati me ekipin kombëtar sesa me Milanin, shkruan Indeksonline.

Rebiq u huazua për dy sezone te Milani nga Frankfurti me mundësi blerjeje prej 25 milionë euro.

Por, pjesa e dytë e sezonit po tregon një Ante Rebiq tjetër. Një Ante Rebiq që po shënon e po tregon ndeshje të mira.

Në 45 minuta sa luajti për Milanin, ai arriti të shënonte dy gola në ndeshjen ndaj Udineses ku fituan 3:2.

Formën e mirë e vazhdoi edhe ndaj Brescias, ku realizoi golin e vetëm dhe të fitores.

Nga një gol e shënoi edhe ndaj Interit e Juventusit, dy ndeshjet derbi të “Rosonerëve”./Indeksonline/