23:18 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

I riu bën veprimin dramatik, përfundon në spital

Një djalë në moshë fare të re ka tentuar që t’i japë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, e diel, në qytetin e Kavajës.

25-vjeçari A.S. është dërguar në urgjencën e spitalit, pasi është gjetur në banesë në gjendje të rëndë nga familjarë.

Mjekët zbuluan se ai kishte konsumuar medikamente në sasi të mëdha.

Sipas policisë, veprimi dramatik është kryer në gjendje të rënduar psikologjike.

Fatmirësisht, pas ndihmës mjekësore të dhënë nga bluzat e bardha, u largua pa probleme për jetën.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Kavajës për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.