75 Mall Live Search
10:34 / E Shtunë, 15 Nëntor 2025 / A

I riu ferizajas që vdiq pasi ra në kontakt me rrymën

Shpend Qalaj është i riu që humbi jetën tragjikisht në fshatin Mirash të Ferizajt, pasi ra në kontakt me rrymën derisa po punonte në pullazin e shtëpisë.

Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në varrezat e fshatit Mirash.

Rastin e rëndë e ka raportuar edhe Policia e Kosovës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, ka njoftuar Policia.