18:44 / E Hënë, 01 Nëntor 2021 / LB

I riu Ilir Ferati, drejt fitores në Istog

Partia më e vjetër në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e fundit lokale ka kandiduar në bastionin e saj Istogun, kandidatin më të ri në nivel republike Ilir Ferati, i cili ishte shumë afër fitores pa balotazh, me gjithsej 41.1% te votave.

Ilir Ferati është lindur dhe rritur në Gurrakoc të Istogut, studimet i ka përfunduar në Universitetin Amerikan në drejtimin Politika Publike dhe Menaxhment. Për një kohë ka punuar në drejtorinë për zhvillim ekonomik në Komunën e Istogut, ndërsa për një mandat  ka sherbyer si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Duke qenë se është i ri në moshë, energjia dhe motivimi i Ilir Feratit për të qenë i pari i Istogut dallohet shumë lehtë në entuziazmin që qytetarët e Istogut e kanë për Feratin.

Njëherit, kandidatura e Ilir Feratit nga Lidhja Demokratike e Kosovës është mirëpritur nga ana e qytetarëve të Istogut dhe të njejtit një kandidaturë të tillë po e shohin si rezultat të reformave që LDK ka marrë kohët e fundit në gjithë Kosovëm, duke rikthyer kështu shumë votues në gjirin e vet.

Istogu karakterizohet me njerëz të urtë dhe punëtorë dhe siç përshkruhet edhe nga analistët politikë dhe vetë banorët e komunës së Istogut, Ilir Ferati është pikërisht një i ri me veti të tilla që ka ambicie të pastërta ta qojë Istogun përpara dhe i njejti është shumë afër fitores për ta prirë atë komunë.