15:09 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

I riu milioner, filmon veten duke hedhur para nga dritarja e makinës luksoze

Një djalë i pasur në Moskë ka filmuar veten duke hedhur para nga dritarja e makinës luksoze ndërsa shikonte njerëzit sesi përpiqeshin t’i merrnin.

Veprimi i të riut milioner ka shkaktuar zemërim në mediat sociale.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur për shkak se mbante maskë ndërsa në rrjetet sociale ka postuar videon duke shkruar: ” Ne kemi kaq shumë para saqë ju duhet të zhgënjeheni nga vetja juaj.”

Në videon e parë ai deklaron: “Papritmas mendova se në thelb paraja është një gjë shumë e padobishme. Janë vetëm copa letre. Ju shpenzoni gjithë jetën tuaj për të rritur sasinë e parave në llogarinë tuaj. Po mbaj në dorë 570 paund, një pagë mujore në qytetin e Shën Petersburg. Ju a do e vrsinit veten për këto? Më vjen keq për ju.”

Më pas i hedh kartëmonedha nga dritarja e makinës.

Po ashtu në videon e dytë shihet djali i pasur, i cili shoqërohej dhe nga dy vajza, duke përdor një tufë të madhe parash për të nxjerrë makinë e tij që kishte ngecur në rërë.