12:50 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

I riu në gjendje të rëndë, zbathur qëndron i shtrirë në tokë

Një person i panjohur po qëndron shtrirë para një zyre në ‘Breg të Diellit’ mbrapa postës së vogël në Prishtinë.

Ky person ka dy orë ka që është i shtrirë dhe i zbathur.

Një dëshmitare për Indeksonline thotë se Policia kontaktoi me të, por personi në fjalë nuk u largua dhe po vazhdon të qëndroj shtrirë.

Siç shihet në këto pamje, ky person është vetëm në qorape dhe po qëndron i shtrirë mbi një dysheme në tokë para një zyre.

Nuk dihen arsyet që kanë çuar të riun të qëndroj i shtirë në këtë mënyrë./Indeksonline/