15:00 / E Premte, 25 Nëntor 2022 / S Z

I riu nga Gjilani që jeton në Zvicër hap biznesin dhe në Kosovë,punëson shumë të rinj

Edhe pse jeton në Zvicër, ka vendosur që të investoj në vendlindjen e tij në Kosovë. Ky është i riu 28 vjeçar nga Gjilani,  Arbresh Rushiti, i cili përvojën e tij si biznesmen, e ka bartur dhe në Kosovë. Ai ka vendosur që biznesin e tij nga Zvicra, ta sjellë dhe në Kosovë, duke hapur Call Centre “”KOCallCENTER” në Prishtinë dhe në vendlindjen e tij në Gjilan. Edhe pse ishte i ri në moshë, kur ka hapur biznesin në Zvicër tri vjet më parë, në planet e tij ishte Kosova, si destinacioni i radhës, ku ai do ta hapte biznesin, për të kontribuuar në atdhe, duke u mundësuar të rinjve të punësohen.  

Rushiti thotë se qëllimi i tij ka qenë që të jetë i pranishëm me biznesin e tij dhe në Kosovë, me qëllim që të punësojë sa më shumë persona, kur dihet se Kosova ka nevojë për hapje të vendeve të reja të punës. Ai ndjehet mirë, që në këtë mënyrë po kontribuon për të mirën e vendit dhe të rinjve, të cilët tashmë veçse janë punësuar në biznesin e tij.  

“Kam vendosur që të vij me biznesin tim dhe në Kosovë, me të vetmin qëllim që t’i ndihmojë shtetit dhe rinisë, për të cilët kam hapur vende të reja të punës. Gjë për të cilën në Kosovë ka shumë nevojë”, thotë Rushiti.

E me hapjen e biznesit në Kosovë Call Centre “KOCallCENTER”, Rushiti synon që t’i punësojë rreth 100 persona në Prishtinë dhe Gjilan, një numër nga ta tashmë veçse  kanë filluar punën.

Rushiti i cili ka regjistruar biznesin e tij në Kosovë, vazhdon t’i kryej të gjitha kontributet dhe të operoj si një biznes legal, në pjesën me aktraktive të kryeqytetit në Rrugën B. KLIKO, LINKU INSTAGRAM