75 Mall Live Search
12:17 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Një i ri nga Kamenica ushtroi dhunë psiko-fizike ndaj prindëve, u kërkonte të holla

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka raportuar për dhunë në familje.

“Policia e Kosovës në Kamenicë më  2 tetor 2020 , rreth orës 20:35  kanë pranuar një informatë  lidhur me një rast “Dhunë familjare” , në fshatin  Rogaqicë. Ankuesi M.K.SH. ka raportuar se ka problem me djalin e tij. I dyshimti  është  sjell në stacion policor në Kamenicë. Nga hetimet e para është gjetur se i dyshimti  ushtron dhunë psiko-fizike duke i kërcënuar vazhdimisht prindërit e tij (babain dhe nënën ) duke u kërkuar të holla atyre”, njofton Policia e Kosovës, transmeton IndeksOnline.

“I dyshimti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Është njoftuar prokurori i shtetit  në lidhje me rastin  dhe ai ka marrë vendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.Rasti procedohet PTH”/IndeksOnline/