23:24 / E Hënë, 13 Qershor 2022 / AR

I riu nga Peja brenda javës aksidentohet tri herë, së fundi përplaset në xhami

Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në qendër të Pejës. Vetura me tre pasagjerë ka goditur xhaminë. Dy nga tre të lënduarit janë liruar për në shtëpi.

Erdhi për të falur namazin e drekës.  Por kur pa xhaminë në këtë gjendje, u përfshi nga emocionet.

Si një nga banorët më të vjetër të kësaj lagjeje, Halil Kasapolli thotë se e përjetoi rëndë ndodhinë, pasi e tërë familja kanë kryer rituale fetare në këtë xhami.

E në këtë gjendje xhamia erdhi për shkak të një vetaksidenti në orët e hershme të mëngjesit të së hënës.

Në ndihmë të tyre dolën banorët e lagjes të cilët i ndihmuan për të dal nga vetura.

Pas kësaj, në vendngjarje erdhi emergjenca ku u dërguan në spitalin rajonal për trajtim.

Televizioni 7 mëson se i riu që voziste veturën, brenda një jave është trajtuar tre herë në spital si shkak i aksidenteve që ka pasur me automjete të tjera.

Madje edhe në aksidentin e fundit ishte i pajisur me protezë të qafës.

I njëjti është duke vazhduar trajtimin në Spital, për shkak të një frakture në krahë, ndërsa dy pasagjerët tjerë janë liruar për në shtëpi.

Ndërkohë, një tjetër banor i lagjes, ka një apel për vozitësit e organet e rendit.

Se shumë shpejtë do të bëhet edhe rregullimi i objektit të Xhamisë, e pohon kreu i BIK-ut në Pejë.

Ky aksident megjithatë nuk është i vetmi në këtë rrugë, pasi në të kaluarën ka pasur të tjerë madje me fatalitet.