10:35 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

I riu nga Podujeva që imiton në mënyrë fantastike, Isa Mustafën

I riu Muhamet Hyseni, nga Podujeva ka imituar në mënyrë fantastike kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Muhamet Hyseni është djaloshi 16 vjeçar që e imiton në mënyrë perfekte të parin e LDK’së.

Përveç Isa Mustafës, i riu ka talent që të imitojë edhe Fatmir Sejdiun e Ramush Haradinaj.

Hyseni aktualisht është në klasën e 11 dhe thotë se ëndrra e tij qysh fëmijë është aktrimi.