I riu nga Prishtina, sulmon fizikisht motrën e mitur
Një i mitur ka sulmuar fizikisht motrën e tij poashtu të mitur.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa i mituri me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij të mitur viktimën femër K/Shqiptare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.