75 Mall Live Search
09:55 / E Shtunë, 26 Gusht 2023 / kutia

I riu shqiptar humb jetën tragjikisht në vendin e punës, pronari i diskotekës në kërkim

Orët e para të mëngjesit të sotëm në Orange Club në Sarandë me pronar Spiro Iljadhin ndërroi jetë një i ri.

Viktimë mbeti 17-vjeçari Antonio Delilaj, i cili punonte ndihmës-kamarier në këtë klub.

Në lokalin e Iljadhit, është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë të riun i cili mësohet se ishte edhe i afërm i pronarit të lokalit.

Lidhur me ngjarjen është arrestuar shtetasi me iniciale L.A., 43 vjeç, pasi kishte montuar ashensorin e lokalit, teksa është shpallur në kërkim pronari, Spiro Iljadhi banues në Sarandë.

Personat në fjalë akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.