I rrahën dy persona në Prishtinë, një muaj paraburgim për katër të dyshuar

Gjykata Themelore Prishtinë ka cakuar një muaj paraburgim, ndaj të pandehurve J.M, P.G, P.H dhe M.M për shkak se në bashkëkryerje dyshohen se kanë kryer veprën penale lëndimi i rëndë trupor.
Rasti ka ndodhur në parkingun e një diskoteke në Zonën Industriale në Prishtinë.
Sipas njoftimit, të dyshuarit e kanë goditur viktimën me tulla.
“Ekziston dyshimi i bazuar se më datën 07.09.2024 rreth orës 03:37 në parkingun mbrapa Routte 66 në rrugën Dervish Çollaku – Zona Industriale në Prishtinë, pas një mosmarrveshje të atëçastshme brenda diskotekës me të dëmtuarin A.N, të pandehurit dalin para hyrjes së diskotekës dhe presin derisa i dëmtuari të dal jashtë dhe në momentin kur i dëmtuari del nga diskoteka, katër të pandehurit e përcjellin dhe e godasin me mjete të forta (tulla) në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë e këtyre goditjeve, i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore, me këto veprime të pandehurit dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Lëndim i rëndë trupor.” – thuhet në njoftim