11:37 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

I rrahur e i alivanosur, dërgohet në emergjencën e Ferizaj

Në orët e vona  të së enjtes është raportuar për një person  të alivanosur në rrugë. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës që ka parë se viktima në këtë rast kishte edhe lëndime trupore.

Ai ishte dërguar nga fshati Dermjak në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor. Ndërsa është bërë e ditur se rasti vazhdon të hetohet.