16:17 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

I rraskapitur nga lëndimet, ylli i Bayernit aludon në pensionim

Ish-anësori i Juventusit, Kingsley Coman ka zbuluar se mund të pensionohet nga futbolli nëse i duhen edhe më shumë operime në kyçin e këmbës.

Coman e ka fituar dopietën dhe e ka arritur finalen e Champions Leagues me Juventusin në sezonin, 2014/15, por kaloi te Bayern Munich pas atij sezoni.

Pavarsisht se është ende 22-vjeçar, ish-produkti i akademisë së Paris Saint-Germain tashmë i është nënshtruar dy operimeve të kyçit të këmbës si dhe mungoi në Botërorin e verës që lamë pas, transmeton IndeksOnline.

Image result for kingsley coman

”Nuk do t’i nënshtrohem operimit të tretë. Kam pasur mjaft operime”, tha Coman për TF1.

”Nëse këmba ime s’është bërë për këtë jetë, atëherë nënkupton se do ta kem edhe një tjetër, një tjetër anonime”.

”Ka qenë një vit i vështirë. Nëse kjo vazhdon të ndodhë, atëherë kjo nënkupton se s’jam për këtë nive”./IndeksOnline/