75 Mall Live Search
20:17 / E Martë, 11 Prill 2023 / MSH

I sekuestrohet sasi e arit, i dyshuari u ofron policëve para për ta liruar

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar sot dhe të njëjtit i janë konfiskuar para dhe sasi e konsiderueshme e arit.

Sipas policisë, i dyshuari madje ka tentuar të korruptojë policët, duke iu ofruar atyre shuma të konsiderueshme parash.

“Personi i dyshuar S.Sh, pas arrestimit, që të lirohej tentoi që të ofrojë shuma parash zyrtarëve policor. Ndaj tij ka filluar procedurë edhe për veprën ofrim i mitos” thuhet në njoftimin policor.

No photo description available.