75 Mall Live Search
10:50 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

I sëmurë me të meta psikike, sulmon fizikisht babain e tij

Policia në rajonin e Gjilanit kanë arrestuar një person me të meta psikike i cili kishte sulmuar fizikisht babain e tij.

I dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në psikiatri dhe është nën përkujdesjen e policisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht babin e tij. I dyshuari është me të meta psikike, me vendim të prokurorit është dërguar në spitalin e Gjilanit (psikiatri) dhe gjendet nën përkujdesjen e policies”, thuhet në raportin e PK.