75 Mall Live Search
08:45 / E Premte, 08 Gusht 2025 / G T

I shënoi dy gola kundër Dritës, futbollisti i FCSB-së filloi të qante pas ndeshjes

Skuadra e Dritës mbrëmë pësoi humbje ndaj FCSB-së me rezultatin 3:2 edhe pse ishin duke fituar 0:2 deri në minutën e 60-të.

Futbollisti rumun që shënoi dy gola për ekipin e tij, Daniel Birligea ishte tejet i emocionuar pas ndeshjes, shkruan Indeksonline

Mediat në Rumani “Sport.ro” raporton se lojtari filloi të qante pas këtij takimi.

“Ishte pak e vështirë. Tani e pashë një pjesë të lumturisë që më bëri të qaja. Kisha nevojë për këtë fitore. Shpresoj të na ndihmojë! Vuajtëm… ishte e vështirë. Shpresoj të luftojmë dhe të fitojmë së bashku”, u shpreh futbollisti pas ndeshjes

Kujtojmë se ndeshjen e kthimit Drita e pret në shtëpinë e “Fadil Vokrrit” skuadrën nga Rumania./Indeksonline/