75 Mall Live Search
12:11 / E Martë, 20 Qershor 2023 / AR

I shfrytëzon njerëzit? Georgina shfaqet duke ia larë kokën mikeshës së saj

Pak kohë më parë, Georgina publikoi sezonin e dytë të serialit të saj “I am Georgina”, por disa pjesë kanë shkaktuar dhe shumë kritika. Rezerva ka patur për mënyrën sesi Georgina sillej me miqtë e saj.

Madje një episod u komentua goxha, pasi ajo i kërkoi një prej mikeshave të saj që të provonte një palë çizme, vetëm që të hapeshin e që më pas t’i binin fiks asaj. Kjo u komentua në rrjet si ‘përdorje’ dhe ‘shfrytëzim’ nga ana e Georginës. Për t’i hedhur poshtë këto pretendime, Georgina ka ndarë një foto në Instagram story ku shihet duke larë kokën e mikes së saj.

Duke u kujdesur për miqtë e mi. Sa me fat jemi, shkruan ajo.