75 Mall Live Search
19:51 / E Shtunë, 25 Tetor 2025 / G T

I shikoi nga afër yjet e Hoffenheimit, Agim Ademi sytë edhe kah dyshja: Ibrahimovic dhe Ramaj?

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ishte mysafir special në ndeshjen mes Hoffenheim dhe Heidenheimit.

Në këtë takim, luajtën pesë lojtarë nga Kosova, duke përfshi këtu: Fisnik Asllanin, Leon Avdullahun, Albian Hajdarin, Arijon Ibrahimovicin dhe Diant Ramaj, shkruan Indeksonline

Ademi pas ndeshjes takoi treshen e Hoffenehimit, të cilët tashmë veshin fanellën e “Dardanëve”.

“Sot pata kënaqësinë të jem mysafir i Hoffenheimit në ndeshjen kundër Heidenheimit në Bundesligë, ku në formacionet startuese ishin plot pesë futbollistë kosovarë”, shkruhet në postimin e Agim Ademit

Por, të gjithë e dijmë që Kosova është duke tentuar t’i sjellë në radhët e veta edhe dyshen, Ibrahimovic dhe Ramaj. Dhe sonte sigurisht që ka pasur tentime nga krerët e FFK-së.

Kosovës në të ardhmen ka shumë gjasa që t’i bashkohet edhe dyshja e përmendur më lartë../Indeksonline/