00:00 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / AR

I shkaktoi rënien e flokëve, aktorja e njohur flet për betejën me alopecinë

Aktorja e njohur, Jada Pinkett Smith ka folur për betejën e saj me alopecinë në një video që ka publikuar së fundmi në Instagram. Smith ka zbuluar disa vite më parë se vuante nga ky çrregullim autoimun, ndërsa së fundmi ka folur më me detaje për mënyrën si ka ndikuar kjo sëmundje tek flokët e saj.

“Tani në këtë pikë, unë mund vetëm të qesh.Ju të gjithë e dini se unë kam qenë duke luftuar me alopecinë dhe krejt papritur një ditë, shikoni këtë linjë pikërisht këtu“,tha Smith duke iu referuar vendit ku i kanë rënë flokët.

“Kështu, kjo do të jetë pak më e vështirë për mua ta fsheh. Kështu që mendova që thjesht ta ndaj në mënyrë që të mos bëni asnjë pyetje“, shtoi ajo.

Sjellim në vëmendje se aktorja rrëfeu betejën e saj me rënien e flokëve të vitin 2018, duke u shprehur:

Ishte e tmerrshme kur filloi për herë të parë. Isha në dush një ditë dhe më pas pashë vetëm grusht flokësh në duar… Ishte një nga ato momente në jetën time që  po dridhesha nga frika.