75 Mall Live Search
10:58 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

I shkatërruan dy drunj në Dardani të Prishtinës, Inspekcioni i gjobit me 700 euro

Javën që shkoi u shkatërruan dy drunj në lagjen Dardania në Prishtinë.

Ndërsa për të përfshirët në këtë akt, Drejtoria e Inspekcionit ka shqiptuar gjoba në vlerë 500 dhe 200 euro.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri.

Ai tutje ka thënë se varësisht vëllimit të drunjve të prerë po shqyrtohet mundësia edhe për kallëzim penal.

Tahiri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të përgjegjshëm në raport me hapësirat publike, sepse në të kundërtën do të ballafaqohen me ekipet e inspekcionit në terren.

Postimi i plotë i tij: