75 Mall Live Search
18:38 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

I shkoi policia për ta arrestuar, ish-presidenti vret veten

Ka ndërruar jetë ish-presidenti peruan Alan Garcia, i cili qëlloi veten sot me një armë zjarri.

Ngjarja ndodhi pasi Policia shkoi ta arrestonte në shtëpinë e tij në kryeqytetin Lima

Radio RPP nga Lima, raportoi se ish shefi i Shtetit, u mbyll në dhomë dhe qëlloi veten në kokë kur pa të hynin agjentët e policisë gjyqësore në rezidencën e tij.

Ai mbeti fillimisht i plagosur i rëndë, ndërsa ndërroi jetë në urgjencën e spitalit Casimiro në lagjen Miraflores.