09:37 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

I shpallet dënimi ish menaxherit të Britney Spears, këto janë arsyet

Ish menagjeri i këngëtares së njohur Britney Spears, Sam Lutfi tashmë përbën një kërcënim të madh për të dhe për familjen e saj. Andaj ata kanë angazhuar një avokat që ta mbajnë Sam-in larg nga Britney, transmeton IndeksOnline.

Një gjyqtarë dha urdhërin e prerë kundër Lutfit në Gjykatën e Lartë të Qarkut në L.A. Teksa Lutfi ishte atje, Britney nuk ishte! Babai i saj dhe avokatët po flasin në emër të saj.

Në fund gjykata vendosi se Britney dhe familja e saj kishin nevojë për mbrojtje. Lutfi duhet të qëndrojë të paktën 200 metra larg nga Britney, familja e saj, dhe të distancohet nga komentet e çmendura për Britnin.

Sipas TMZ, Britney shkoi në gjykatë për të kërkuar një urdhër ndalimi ndaj Lutfit, muajin e kaluar duke pretenduar se ai ishte përpjekur ta ngacmonte dhe të hynte në konflikt me prindërit e saj.

Tani, urdhëri i përhershëm i kufizimit ndaj Lutfit, do të jetë në fuqi për 5 vitet e ardhshme. /IndeksOnline/