21:52 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

I shpërtheu goma e veturës në autostradë, kujdestarët e komunikacionit kujdesen për sigurinë e tij!

Në mbrëmjen e së dieles në autostraden Prishtinë- Podujevë një personi i është shpërthyer goma e veturës.

Për të njëjtin shofer shumë shpejt është ofruar këndi i sigurisë nga  kujdestarët e komunikacionit rrugor, të angazhuar në kuadër të Ministrisë së Infrastruktures, shkruan Indeksonline.

“Kam mbetë në autoban pasi më është shpërthyer goma, e veç kur erdh një kamion që e siguron rrugën. Ata i vendosën trekendeshat dhe më thanë që derisa ta përfundon e kemi obligim për sigurinë tënde që të ruajmë që mos shkaktohet ndonjë aksident”, ka thënë personi në fjalë.

Vlen të përmendim faktin se si pasojë e aksidenteve të shumta kohën e fundit, Ministria e Infrastruktures ka plane të ndryshme operative, kjo me qëllim që siguria në komunikaicon të jetë në nivelin e duhur. /Indeksonline/