09:24 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

I shpëtoi aksionit të policisë, ja ku ndodhet Zhelko Bojiqi

Policia e Kosovës gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit, ka dështuar ta arrestonte personin kryesor të kërkuar, shefin e operativës së policisë për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq.

Burime të sigurta të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ai ndodhet për pushime në Budva të Malit të Zi dhe nuk ka qenë në dijeni rreth vendimit për t’u arrestuar.

Ndryshe, forcat policore gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit kanë arrestuar djalin e tij, V.B., si edhe hetuesin policor, Rade Basara