75 Mall Live Search
16:02 / E Martë, 30 Gusht 2022 / k.v

I shqiptohet gjobë kundërvajtësit që kishte rrezikuar pjesëmarrësit në trafik

Me datë 26 Gusht 2022, përmes adrese elektronike të Policisë së Kosovës ishte pranuar një informatë për një kundërvajtjeve në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në Vushtrri si dhe foto të bashkëngjitura për këtë kundërvajtje.

Në këtë rast bëhej fjalë për një mjet transportues i cili ishte duke transportuar zhavorr ndërsa ngarkesa në rimorkio ishte e parregullt dhe e pambuluar andaj si pasojë gjatë transporti në rrugë i kishte rënë zhavorri duke i rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Ndërsa sot me datë 30.08.20022, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Mitrovicë ka arritur ta identifikojë automjetin dhe ndaj ngasësit janë ndërmarrë masat ligjore të parapara me dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Policia do të vazhdoj me marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët bien ndesh me rregullat e trafikut dhe inkurajon qytetarët që të njoftojnë policinë për të gjitha kundërvajtjet qoftë përmes adresës elektronike: info@kosovopolice.com , përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë” apo përmes numrit emergjent 192.