75 Mall Live Search
10:16 / E Hënë, 05 Qershor 2023 / L K

I shqiptuan gjobë në trafik, i dehur kërenoi zyrtarët policorë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka kanosur zyrtarët policor derisa po i shqiptonin një tiketë për kundërvajtje.

I dyshuari kishte qenë i dehur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të vona në Prizren.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur verbalisht zyrtarët policorë derisa po i shqiptonin një tiketë për kundërvajtje. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së, njofton IndeksOnline