I shtohen edhe 2 notarë ekipit, që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike

Hana Beiqi dhe Adell Saboviq janë notarët që do t’i bashkohen ekipit të Kosovës në lojërat olimpike “Parisi 2024”.
“Të dy notarëve u janë konfirmuar ftesat e univerzalitetit nga Federata Botërore e Sporteve të Ujit, falë më së shumti pikëve të FINA-s gjatë procesit kualifikues” thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Hana Beiqi do të garojë në disiplinën 50 metra stil i lirë, shkruan Indeksonline.

Ndërkaq, Adelli do të garojë në disiplinën 100 metra stil i lirë.